Flash News

KRYESORE

KED rendit sipas pikëve kandidatët më të mirë për Gjykatën Kushtetuese

KED rendit sipas pikëve kandidatët më të mirë për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese. Më e vlerësuara është Arta Vorpsi me 89.610 pikë, e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 pikë. Pas tyre vjen Elsa Toska me 85.425 pikë, Fiona Papajorgji me 88.783 pikë, Marsida Xhaferllari me 81.999 pikë dhe Regleta Panajoti me 80.284 pikë.

Për të arritur në këtë përfundim u shqyrtuan dokumentacioni i paraqitur nga vetë kandidatët dhe ai i siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,

Ndërkohë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen: Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese; dhe Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Më pas, referuar ligjit, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do t’i dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

Renditja e KED

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Të fundit