Flash News

KRYESORE

KED ‘sfidon’ Metën, publikon listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, kush kryeson

KED ‘sfidon’ Metën, publikon listën e kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka sfiduar presidentin Ilir Meta lidhur me kandidatët për vendin e dytë vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Katër emrat janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe kryesohen nga Arta Vorpsi.

Arta Vorpsi 89.642 pikë

Fiona Papajorgji 88.785 pikë

Elsa Toska 85.428 pikë

Marsida Xhaferllari 82.000 pikë

Pas këtij hapi, sipas ligjit në fuqi kandidati i parë i renditur në listën e KED duhet të zgjidhet edhe si anëtar i radhës i Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se dy ditë më parë, mes KED dhe presidentit pati një ‘përplasje’ publike sa i takon anëtarit të dytë të GJK.

Përmes një letre të hapur, Meta sqaronte se nuk mund të dekretonte anëtarin në fjalë pasi sipas tij KED ka marrë një vendim jo kolegjial, duke mos u respektuar radha kronologjike për plotësimin e vendeve vakante.

Po ashtu, Meta theksonte se ishte radha e Kuvendit që të zgjedhë anëtarin tjetër dhe atëherë Presidenca do të vijonte procedurën e përzgjedhjes.

Por, me këtë vendim të sotëm, duket se KED e ka anashkaluar letrën e presidentit. Më herët, Meta dekretoi Besnik Muçin, anëtarin e parë në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit