Flash News

KRYESORE

Kejdi Mehmetaj ironizon kryeminstrin: Pushoi zjarret nga puna me ultimatum

Kejdi Mehmetaj ironizon kryeminstrin: Pushoi zjarret nga puna me ultimatum

Deputetja e Levizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka ironizuar kryeminstrin Rama për turin e dëgjesave me qytetarët. Ndërkohë që i ka kujtuar situatën emergjente në të cilën ndodhet vendi për shkak të vatrave të zjarrit nga veriu në jug.

Kritike dhe shpotitëse, nëpërmjet një statusi në facebook, Mehmetaj i drejtohet kreut të qeverisë me sugjerimin e vetëm, që ashtu siç bën mbledhjet urgjente për koalicionin me qytetarët dhe shkarkimet me ultimatum nga puna, ashtu le të thërrasë në mbledhje urgjente dhe zjarret për t’i pushuar nga puna.  

Statusi i plotë:

Sygjerim 🔥❌🔥! 

Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret 🔥 në kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë. 

Kështu, në daljen publike të rradhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe nëqoftëse do të jetë djegur i gjithë vendi ✌🏻

Të fundit