Flash News

KRYESORE

Kejn mund të ishte një futbollist i Seria A, por klubi italian e cilësoi si të paaftë

“Një anglez për Livornon”, kështu shkruanin mediat italian, të cilat konfirmonin interesimin e skuadës italiane për Herri Kejn - një sulmues të ri anglez, mjaft premtues, i cili ishte rritur tek Akademia e Totenhamit dhe ishte huazuar në disa skuadra të ligave më poshtë, si Lejton Orient, apo edhe Milluoll, Noruiç dhe Leiçester, duke shënuar edhe gola.

Vlera e kartonit ishte 500 mijë euro,  por klubi kishte disa dilema rreth aftësive të djaloshit 19-vjeçar: “Ka qenë vera e vitit 2013. Gjatë një diskutimi me Franko Baldinin ka dalë emri i Kejn, por nuk e konkretizuam dot në një negociatë të vërtetë. Ne folëm për një huazim me të drejtën e blerjes por nuk u bë asgjë”, shprehet presidenti Livornos, Spineli.

Kejn është duke shkëlqyer me Kombëtares angleze në Botëror, ku ka shënuar 5 gola ndërsa Reali i Madridit është gati t’i ofrojë 150 milion euro Totenhamit për të blerë sulmuesin 24-vjeçar.

Të fundit