Flash News

KRYESORE

Kejsi Tola pyetet për lidhjen me Flori Mumajesin, por nuk e mohon: Le të hamendësojnë si të duan

Kejsi Tola pyetet për lidhjen me Flori Mumajesin, por nuk e mohon: Le

Këngëtarja Kejsi Tola ka folur për lidhjen e saj me kantautorin e njohur Flori Mumajesi, e përfolur vazhdimisht në media, por që nga të dyja palët nuk është pranuar asnjëherë publikisht.

E ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan", moderatorja Alketa Vejsiu, Kejsi nuk e ka pranuar, por njëherësh as nuk e ka refuzuar lidhjen me Mumajesin, teksa foli për  lajmet e pavërteta.

“Jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht. Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”

“Ky ishte një “fake news” atëherë?”, e pyet sërish Alketa, por përgjigjja e Kejsit ishte e njëjta: “Thashë le të hamendësojnë si të duan”, një përgjigje që flet shumë si duket...

 

Të fundit