Flash News

KRYESORE

Kejsi tregon për “fejesën” me Stresin: Ne jemi të martuar por s’kemi bërë dasmë

Kejsi tregon për “fejesën” me Stresin: Ne jemi të

Stresi dhe Kejsi, një nga çiftet më të diskutuar të showbizit, kanë dhënë detaje të rëndësishme për të shkuarën dhe të ardhmen e tyre.

Sipas intervistës së zhvilluar nga “Who”, u zbulua se ceremonia gjatë së cilës të gjithë mendonim se Stresi dhe Kejsi ishin fejuar, në fakt kishte qenë celebrimi i tyre, pasi fejesë nuk ka pasur.

“Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse ka pasur një propozim romantik nga stresi, ajo është shprehur se nuk ka dashur të sikletoset me romanticitete.

“Unë nuk kam dashur kurrë të më ulet në gjunjë dhe të më bëjë një propozim, sepse do të sikletosesha. Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe”, është shprehur Kejsi.

Të fundit