Flash News

KRYESORE

Këlliçi: Turp për Veliajn, ofendoi Kishën dhe komunitetin katolik shqiptar

Këlliçi: Turp për Veliajn, ofendoi Kishën dhe komunitetin

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi akuzoi Erjon Veliajn  se ka fyer Kishën Katolike dhe të gjithë komunitetin katolik shqiptar. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili garon për mandatin e dytë tha për kreun PD-së, Lulzim Basha se “sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën”

Për Këlliçin kjo deklaratë ofendon Kishën Katolike. “Turp për ofendimet qe i bën një personaliteti te tillë si ambasadori i Vatikanit në Berlin”, shkroi ai në Facebook.

Statusi

“Vrasesi i Ardit Gjoklajt, njeriu qe premtoi se nuk do kishte asnje ndertim dhe ka betonizuar Tiranen me parate e krimit, guxoi sot te fyeje kishen katolike, Ambasadorin e saj ne Vatikan dhe gjithe komunitetin katolik shqiptar e me gjere. Lulzim Basha takoi ne Gjermanine e tronditur nga mafia qe drejton Shqiperine dhe qe blen vota per llogari te Edi Rames e qe pastron parate per llogari te Edi Rames dhe Erion Veliajt, perfaqesuesin e Vatikanit ne Berlin.

Turp per ofendimet qe i ben nje personaliteti te tille! Sa per mbeshtetjen e Gjermanise per Edi Ramen, besoj e pe tek refuzimi edhe per ta marre ne konsiderate rekomandimin per hapjen e negociatave, qe eshte nje lajm i tmerrshem per Shqiperine dhe merite personale e Edi Rames. Shqiperia ne duart e batakcinjeve si Erion Veliaj e krimineleve te lidhur me pushtetin po izolohet cdo dite e me shume dhe kjo eshte fatkeqesi per shqiptaret. Sa per ty e dine qytetaret e Tiranes cfare ke bere per qytetin! Rrite taksat, tatimet, betonizove qytetin duke shkaterruar hapesirat e gjelbra, vrave nje te ri nga babezia per para dhe po shkaterron trashegimine e qytetit vetem e vetem per para, me te cilat me pas ti bashke me PS, te blini votat per te mbajtur pushtetin tuaj te kalbur me cdo kusht e cmim! Turp!”

Të fundit