Flash News

KRYESORE

Këmbëngul Arben Ahmetaj: Nuk do të preken bizneset e vogla; ja ku shkojnë punonjësit pas bashkimit të dy ministrive

Këmbëngul Arben Ahmetaj: Nuk do të preken bizneset e vogla; ja ku

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘Dritare’ në Vizion Plus, foli për informalizimin e ekonomisë dhe prekjen e bizneseve të vogla.

Sipas tij, asnjë biznes nuk do të mbyllet nga vendosja e tvsh-së dhe ndërhyja e qeverisë do të sjellë vetëm rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës.

“Asgjë nuk ndryshon për biznesin e vogël, të vetmet që do të preken janë bizneset që janë të vogla e hiqen sikur nuk janë. Do të bëjmë një deklarim të detajuar për biznesin e vogël, 1 herë në 3 muaj. Thelbi është edukimi i bizneseve si tatimpagues. Këtu i dëmtuari është buxheti i shtetit dhe ekonomia e vendit. Do të mbyllet informaliteti dhe do të rriten të ardhurat në vitet në vazhdim. Të gjithë do të hanë bukë, por jo në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. Ne kemi diskutuar në 1 mars të 2018, por aplikimi mund të fillojë në janar. Duam t’i japim dhe pak kohë bizneseve të deklarohen. Do të ketë një kategorizim për të deklaruar. Nuk do t’i rritet asnjë taksë biznesit të vogël, ajo do të vazhdojë të jetë zero”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj foli edhe për ndryshimet që do të vijnë në këtë ministri, për shkak të bashkimit të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë. Ministri Ahmetaj tha se nuk duhet të quhen shkurtime, por formatime dhe se askush nuk do të dalë në rrugë.

“Nuk janë shkarkime. Këto janë formatime të institucioneve në bazë të efektivitet. Unë besoj se në Ministrinë që drejtoj, është bërë një bashkim i mirëmenduar dhe organik. Sipas ligjit të nëpunësit civil, ata që do të dalin të tepërt, do të shkojnë në institucionet e varësisë”, tha Ahmetaj.

Të fundit