Flash News

KRYESORE

"Kemi ambicie si komb", Billboard shkruan për këngëtaret e suksesshme me rrënjë shqiptare

"Kemi ambicie si komb", Billboard shkruan për

Billboard ka bërë një shkrim për këngëtaret e suksesshme shqiptare që kanë kaq shumë sukses në klasifikimet botërore, duke i kryesuar ato.

Shkrimi vazhdon me Bebeb Rexhën:

Në 8 dhjetor të vitit 2018, Bebe Rexha postoi një foto të saj në Twitter me Dua Lipën ku shkruante: Dy vajza shqiptare janë nominuar për 2 Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe çdo vajzë anë e mbanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja.

E ndërsa me 28 janar të 2019, Bebe bëri një kërkese në Twitter, kërkoi një bashkëpunim mes këngëtareve shqiptare:

"Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orënb dhe Ava Max."

Më pas Billboard shkruan për sukseset e Bebes, Duas, Ritës dhe Ava-s dhe klasifikimet e tyre në "charte" të ndryshme. Shkrimi thekson se katër këngëtaret kanë prindër shqiptarë.

Më pas, Billboard shkruan për Njomzën, bashkë-tekstshkruesja e Ariana Grandes. Njomza është një tjetër artiste me rrënjë shqiptare.  E lindur në Gjermani dhe e rritur në Çikago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga regjimi komunist, ushqeu krativitetin e brezit të saj.

"Kemi ambicie si komb,"- thotë Njomza.

Burimi: Billboard

Të fundit