Flash News

KRYESORE

"Kemi ardhur për të investuar në Kosovë", amerikanët hedhin hapin e parë drejt realizimit të premtimit në '4 shtator'

"Kemi ardhur për të investuar në Kosovë",

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një prononcim për mediat pas takimit me Hotin është shprehur se delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

“Përshëndetje nga presidenti Trump, jam bashkë me shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam t’i tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit.

Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Trump na tha shkoni në Kosovë dhe zbatojeni marrëveshjen dhe mos e leni vetëm fjalë. Jam mirënjohës për zotimet e tij. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë dicka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset“, është shprehur ndër të tjera Grenell.

Ndërkaq, në fjalën e tij, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, vuri në dukje se me prezencën e tyre, delegacioni amerikan kërkon të tregojë seriozitetin e SHBA për marrëveshjen ekonomike të 4 qershorit. Boehler theksoi se do të investojnë në Kosovë.

“Ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë se sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, tha ai.

Të fundit