Flash News

KRYESORE

‘Kemi bërë dhe jo pak madje’, Rama nxjerr videon nga Myzeqeja: Pranoj ankesat tuaja, por mos thoni s'keni bërë gjë

‘Kemi bërë dhe jo pak madje’, Rama nxjerr videon nga

Kryeministri Edi Rama, duke postuar një video ku shfaqet Myzeqeja, shkruan se para 6 vitesh kjo zonë ka qenë komplet e harruar, ndërsa sot është një shembull se është punuar shumë.

Në Facebook Rama shkruan se i mirëkupton ankesat e qytetarëve, por thekson se nuk mund të pranojë ata që thonë se se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin🤭 JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh🥴) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore😊#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱”-shkruan kryeministri, Edi Rama.

Të fundit