Flash News

KRYESORE

“Kemi evidentuar grupe që lëvizin me armë në makinë” Konfirmimi vjen nga Zv.kryeministrja

“Kemi evidentuar grupe që lëvizin me armë në

Zv.kryeministrja teknike e ftuar në News 24 ka thënë se janë evidentuar disa raste të personave që po lëvizin me makina pa targa me armë brenda.  Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në Prokurori për shitblerje votash. “Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.

Ajo përmendi se raste të tilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra. “Në orën 17:00 do kemi një mbledhje ku do të ketë raportime për incidentet nga policia”,- sqaroi ajo ndër të tjera.

Të fundit