Flash News

KRYESORE

‘Kemi identifikuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti’, Shahini: Kemi dy opsione për rifillimin e mësimit

‘Kemi identifikuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti’,

Ministrja e Arsimit Besa Shahni gjatë fjalës së saj në mbledhjen e qeverisë deklaroi se shkollat që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti në qarkun Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe jo vetëm tashmë janë identifikuar.  Shahini sqaroi se qeveria ka dy opsione për kohën se kur do të rikthehet procesi mësimor.

“Kemi dy opsione, e para të fillojë mësimi në të gjitha qarqet e pa prekura dhe të bëjmë një shtyrje të fillimit të mësimit në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Opsioni i dytë është që vetëm në Durrës të mos fillojë mësimi, dhe në Qarqet Tiranë dhe Lezhë të mos fillojë në shkollat e dëmtuara, por ky nuk është një opsion i preferuar, pasi do të sillte çakordim të procesit mësimor. I takon qeverisë që të marrë një vendim në fund të kësaj mbledhjeje”, theksoi ajo.

Nga ana e tij kryeministri Rama tha së është momenti që mësimi të kalojë në plan të dytë, pasi fëmijët janë të tronditur dhe u duhet më tepër mbështetje psikologjike.

Të fundit