Flash News

KRYESORE

"Kemi izoluar rastet pozitive me COVID", Tomini tregon situatën në shkolla: Ende herët për zbatimin e një skenari të errët mbylljeje

"Kemi izoluar rastet pozitive me COVID", Tomini tregon situatën

Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini, ka komentuar ecurinë e vitit të ri shkollë në kohën e pandemisë.

E ftuar në “Opinion” në Neës 24 Tomini është shprehur se me fillimin e vitit të ri shkollor janë marrë të gjitha masat me përpikmëri, ndërkaq dhe se në disa raste infektimi është bërë izolimi i personave.

“Ka pasur sensibilizim nga të gjitha strukturat arsimore, por edhe nga prindërit, për të zbatuar me përpikmëri masat. Kemi evidentuar kontakte të ngushta dhe i kemi izoluar. Nga ana tjetër kemi izoluar një klasë të tjerë, por nuk kemi evidentuar raste pozitive të kontaktit të të infektuarit. Ekzistojnë disa skenarë, nëse do të ketë shpërthim të virusit, por është ende herët.Jemi akoma herët për të thënë nëse do të shkojmë drejt një skenari të errët, për mbylljen e shkollave”, u shpreh Tomini.

Tomini i është përgjigjur edhe mesazhit të një qytetareje e cila ngrinte shqetësimin se “Fëmija im kishte temperaturë, e hoqa nga shkolla, i bëra tamponin, por kam katër ditë që nuk marrë përgjigje. Si do bëhet me të?

“Një personi që i merret tamponi nuk do të thotë që rasti është negativ. Nuk nxitojmë për ta kthyer direkt në shkollë, pasi së pari na intereson shëndeti. Mund të kemi edhe mësues që iu del tamponi në shkollë, por nuk duhet të nxitojmë për t’i kthyer në shkollë, sepse shenjat mund të dalin më vonë. Zotëria mund të më kërkojë ndihmë mua ose strukturave përkatëse, por e theksoj se në periudhë pandemie mund të kemi vonesa në përgjigje, por jo neglizhencë. Në rastin në fjalë mund të interesohem dhe të marrë informacion të detajuar, por edhe nëse fëmija del negativ, ai nuk mund të kthehet direkt në shkollë”, është shprehur Tomini.

Të fundit