Flash News

KRYESORE

“Kemi kryer testime që në janar”, Silva Bino: Qëllimi është të kemi sa më shumë qytetarë jashtë spitalit

“Kemi kryer testime që në janar”, Silva Bino: Qëllimi

Shqipëria ka bërë tampone për personat e dyshuar me koronavirus që në fund të muajit janar. Lajmin e dha Silva Bino nga ISHP, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Real Story”. Silva Bino u shpreh gjithashtu se masat e marra kanë ndihmuar në luhatjen e ngaldatë të shifrave lidhur me personat e infektuar nga koronavirusi.

“Ne kemi pak a shumë, pavarësisht që kemi raste, por kemi një luhatje të ngadaltë, pra nuk kemi një rritje të menjëhershme. Kjo ka ardhur si pasojë e masave të marra. Kemi një rritje të numrit të të shëruarve dhe të atyre që mjekohen në spital dhe nuk kanë nevojë për t’u shtruar në spital. Qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë qytetarë jashtë spitalit”, tha Bino.

“Që në janar, edhe në shkurt ne kemi kryer testime. Po natyrisht ne kemi marrë udhëzim nga OBSH, që në fund të dhjetorit. Pastaj, në janar bota u sensibilizua, dhe nga fundi i muajit ne kemi testuar raste, që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura. Testimet me tampon i kemi filluar që në fund të janarit. Patjetër që kam thënë. Kanë qenë studentët e kthyer, kemi pasur një rast edhe që u shtrua në spital, dhe që rezultoi grip në atë kohë”, tha Bino.

Të fundit