Flash News

KRYESORE

“Kemi patur disa incidente”, propozimi i Lleshajt: Policët në moshë të thyer do i çojmë si roje shkolle

“Kemi patur disa incidente”, propozimi i Lleshajt: Policët

Miratohen ndryshime të reja për Policinë e Shtetit në Komisionin për Çështjet Ligjore.

Gjatë mbledhjes, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndër të tjera deklaroi se punonjësit e policisë në moshë të madhe do të caktohen si roje shkolle, por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar dhe kushtet tjera.

“Po shohim mundësinë për të bërë lëvizje të personelit të policisë së shtetit, për ruajtjen e objekteve, pra ata me moshë të madhe që mund të kalojë të kryejnë detyrën në kuadër të strukturave të tjera shtetërore, qeveria po përpiqet të paraqesë një iniciativë për sigurinë në shkolla.

Ju e dini që kemi patur disa incidente dhe mendojmë që një pjesë të punonjësve që kanë qenë në strukturat e policisë në moshë të thyer mund të kalojnë të kryejnë detyra jo si policë por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar dhe kushtet tjera.

A do ta lëmë në vullnetin e personit këtë e kemi lënë të hapur për ta diskutuar në nivelin e qeverisë. Transferimi do jetë arsye për promovim, nuk do të jetë degradim”, deklaroi ministri.

Të fundit