Flash News

KRYESORE

“Kemi patur shantazhe e presione”, Kryemadhi tregon emrin e ministrit që i ka kërkuar të votojë Ruçin

“Kemi patur shantazhe e presione”, Kryemadhi tregon emrin e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi flet për herë të parë te "5 pyetjet nga Babaramo", se pse 19 deputetët e kësaj force politike nuk e votuan zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Kryemadhi tha se vendimi ka qenë politik, përtej çështjeve personale. Ajo shtoi se ka pasur ndërhyrje nga përfaqësuestë maxhorancës për të votuar Ruçin.

"Drejt LSI ka pasur oferta, kërkesa, apo dhe shantazhe e presione për të marrë pjesë në votim" tha Kryemadhi.

Ajo përmendi emrin e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili sipas saj i ka kërkuar të votojë Ruçin për postin e kreut të Kuvendit.

"Arben Ahmetaj më ka thënë pse nuk voton ti për Gramozin. Ndoshta kjo është normale se dhe unë po të isha në vend të Arbenit do i thoja pse nuk voton t'i Luan Ramën p.sh. Ne morëm një vendim në grup që do të qëndrojmë në sallë, por nuk do të marrim pjesë në grup. Kush votonte, mund të merrte pjesë por nuk do ishte më pjesë e grupit tonë".

Të fundit