Flash News

KRYESORE

“Kemi qenë familje shumë e varfër”, mes lotësh Sinan Hoxha rrëfen të kaluarën

Raste suksesi kur fëmijë që janë rritur në një varfëri ekstreme kanë arritur të shkëlqejnë në jetë ka plot por më shumë ky fenomen ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë. Për fat të keq në Shqipëri këto raste nuk i hasim shpesh por kjo nuk do të thotë që nuk ka.

Një ndër to është dhe Sinan Hoxha, një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar në rrymën që ai lëvron. I ftuar mbrëmë më “Dua të të bëj të lumtur” Sinani është përlotur teksa ka kujtuar të shkuarën e tij.

Sinani ishte ftuar që të bënte të lumtur një familje të varfër që jetonte në kushte ekstremisht të vështira. Arbana Osmani kishte zgjedhur Sinanin për të surprizuar këtë familje sepse historia e tyre ngjasonte me atë të familjes së këngëtarit. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mirë se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, tha i përlotur Sinani.

Sinani ndihmoi familjen me lavatriçe dhe disa të ardhura financiare dhe u premtoi vajzave të familjes që kur të martoheshn fustanin e nusërisë do e merrnin në butikun e Andrrës, bashkëshortës së Sinanit.

Të fundit