Flash News

KRYESORE

“Kemi respiratorë bosh”. Rakacolli: Kemi parashikuar struktura të tjera nëse do të ketë nevojë

“Kemi respiratorë bosh”. Rakacolli: Kemi parashikuar struktura

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, duke folur në emisionin “Tempora”, deklaroi se kush ka pasur nevojë për t`u future në respiratorë është future në të. Ajo deklaroi se aktualisht ka respiratorë bosh.  “Për sa i përket numrit të respiratorëve mund të them që se nuk ka mbetur njeri pa u futur në respiratorë, pasi kemi respiratorë që janë bosh. Edhe numri i shtretërve është i mjaftueshëm, pasi janë tek Infektivi 120 shtretër në total, te Sanatoriumi janë 192 shtretër në total. Janë parashikuar edhe struktura të tjera nëse do të ketë nevojë, prandaj nuk më duket nëse ka diçka që nuk është bërë, që lidhet me testimet”, tha Rakacolli.

Duke folur për të njëjtin program, mejku Pëllumb Pipero deklaroi se në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë numër të pakta të rasteve. “Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë. Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike. Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Pipero.

 

Të fundit