Flash News

KRYESORE

"Kemi shtim të vatrave me Covid-19", Manastirliu: Relaksimi i masave solli neglizhencë nga shumë qytetarë

"Kemi shtim të vatrave me Covid-19", Manastirliu: Relaksimi i

Duke folur për situatën e krijuar për shkak të pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se Shqipëria është më mirë sesa vendet e tjera përsa iu përket fataliteteve. Në një intervistë për “Real Story”, Manastirliu tregon se pas përfundimit të fazës së mbylljes nëpër banesa të qytetarëve, pandemia ka ardhur tashmë në një tjetër fazë.

Sipas Manastirliut, shtimi i vatrave me Covid ka ardhur për shkak të neglizhencës së qytetarëve pas heqjes së kufizimeve.

“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimshme. Kjo sepse është dicka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra.

Kjo duhet pasuar me rregulla nga shoqëria. Prisnim më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve dhe prisnim numra më të vegjël tanimë. Me reflaksimin e masave, pësuam edhe relaksim të sjelljes, duke shmangur masat për Covid-19. Kemi pasur madje edhe grumbullimeve, që mund të kenë pasur efekte negative. Sot kemi 90 mijë teste”, tha Manastirliu.

Të fundit