Flash News

KRYESORE

"Kemi talente, por edhe ekspertë", trajneri i Italisë nuk do vetëm Europianin

"Kemi talente, por edhe ekspertë", trajneri i Italisë nuk do

Roberto Mancini ka rikthyer besimin e italianëve te kombëtarja e tyre e futbollit. Të kaltrit ishin super në Eliminatoret e Euro 2020 dhe premisat për këtë skuadër janë gjithnjë e më të mëdha.

Së fundmi tekniku i Italisë ka dhënë një intervistë, gjatë së cilës ka dhënë një koment edhe për kampionatin italian.

“Nuk ka qenë e thjeshtë të transformoja Italinë. Mungesa në Botërorin 2018 ishte një gjë që nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh. Nuk harruam ekspertët, ama iu besuam të rinjve dhe rezultoi se ia vlente".

"Italia duhet të luajë gjithmonë për fitore. Objektivi është të fitojmë Europianin, por edhe Botërorin e ardhshëm. Serie A ka rënë, pasi nuk e ka nivelin e para tri dekadave. Ndryshimi mes futbollit tonë dhe atij jashtë Italisë në ditët e sotme është niveli ekonomik i klubeve. Nuk jemi si anglezët apo spanjollët".

Të fundit