Flash News

KRYESORE

"Kemi vërtetë femra të forta në vendin tonë", Ava Max tregon vështirësitë pas largimit nga Shqipëria

"Kemi vërtetë femra të forta në vendin tonë",

Këngëtarja shqiptare Ava Max është kthyer në një fenomen botëror. Muzika e saj po dëgjohet çdo ditë e më shumë dhe karriera e saj muzikore po zgjerohet paralelisht.

Por Ava nuk e ka pasur aq të lehtë dhe këtë e ka treguar në një intervistë për "Khaosod English".

"Kur prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata s'dinin anglisht dhe s'kishin fare para. Ata punuan shumë fort për të qenë aty ku janë tani. Ata më mësuan që të mos dorëzohem kurrë dhe më dhanë një etikë ë fortë. Kemi me të vërtetë femra të forta në vendin tonë. U rrita duke u bullizuar shumë në shkollë dhe asnjëherë s'e ndjeja veten të ambientuar. Mendoja se nuk është normale, por në fakt është normale të ndihesh ndryshe, pasi të gjithë jemi të ndryshëm. Jemi unik dhe jemi fantastikë,"- ka rrëfyer këngëtarja.

Të fundit