Flash News

KRYESORE

“Kemi zgjedhje, jam i zënë”/ Refuzoi ftesën e Metës, Rama që në mëngjes pranë presidencës, por jo për dialog

“Kemi zgjedhje, jam i zënë”/ Refuzoi ftesën e

Kryeministri Edi Rama refuzoi mbrëmë ftesën e presidentit Ilir Meta, i cili e ftoi tri ditë para 30 qershorit për dialog bashkë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Duke reaguar përmes rrjeteve sociale, Rama iu përgjigj kreut të shtetit se nuk ka kohë për takime të tilla me justifikimin se po përgatitet për zgjedhjet vendore.

Por, ndërsa deklaron se nuk ka kohë për bisedime për zgjidhjen e krizës, kryeministri e ka gjetur hapësirën që në mëngjes për të bërë not, fare pranë zyrës së presidentit.

Sipas ora news, Rama po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë zyrës së Metës, ndërsa ky i fundit ashtu siç e kishte njoftuar në një letër zyrtare, e ka pritur në zyrë që në orën 05.00 të mëngjesit.

Ndërkohë, fiks në orën 09.00 kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti në presidencë dhe ka zhvilluar një takim për 25 minuta me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Të fundit