Flash News

KRYESORE

Kendall Jenner nervozohet pranë Brad Pitt, largohet nga festa: E dua aq shumë atë

E ftuar në "Tonight Show With Jimmy Fallon", Kendall Jenner ka treguar se ajo është një fanse kaq e madhe e Brad Pitt. Për këtë ajo ka sjellë një moment nga jeta e saj nga një event ku ka qenë dhe Brad Pitt.

Jenner u shpreh se ishte ndjerë shumë nervoze prandaj dhe ka zgjedhur të largohet nga festa e kunatit të saj Kanye West. Kur Jimmy e pyeti nëse u largua pasi nuk donte ta takonte ajo u përgjigj:

“Jo, nuk e di, thjesht e dua atё aq shumё dhe e lashë aty, u bëra nervoze, thjesht ika. Sapo kisha parё dhe filmin e tij tё fundit “Once Upon A Time In Hollywood”, ishte fantastik dhe ai thjesht bёhet mё i mirё me kalimin e viteve”.

Gjatё emisionit Jimmy dhe Kendall realizuan lojёn “Pour it up”, nё tё cilën ajo zbuloi dy personazhe VIP qё do lidhte bashkё, Brad Pitt dhe Rihanna. Duket se modelja ishte shumë e lumtur me rezultatin, pasi u shpreh se ata do ishin tё mrekullueshëm bashkë.

Të fundit