Flash News

KRYESORE

Kënga Ermal Metës dedikim për babain e dhunshëm: “Bastard, nuk më ke bërë asgjë”

Kënga Ermal Metës dedikim për babain e dhunshëm:

 “Non mi avete fatto niente” (Nuk më ke bërë asgjë) titullohet kënga fituese e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s në Sanremo. Kjo këngë flet për terrorizmin por kur Ermali e ka kënduar për herë të parë ka menduar për fëmijërinë e tij të dhimbshme.

“Gossipetv” shkruan se Ermali tregoi në emisionin me “Edordo Leo dhe Carolina Di Domenico” se kur shkruajtën këngën ka sjellë ndërmend babain e tij dhe dhunën që i ka shkaktuar por që kjo nuk e ka ndaluar të ndjekë ëndrrat e tij.

“Kur e kam kënduar për herë të parë, më ka ardhur në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë,” ka thënë Ermal Meta.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari shqiptar flet për dhunën e shkaktuar nga i ati, të cilën e ka reflektuar dhe në disa këngë.

Të fundit