Flash News

KRYESORE

Kënga me lahutë në UNESCO si pronë e Serbisë, ironizon gazetari: Të mbajmë fort Flori Mumajesin

Kënga me lahutë në UNESCO si pronë e Serbisë, ironizon

Ka ngjallur shumë debate fakti që UNESCO ka listuar si pasuri shpirtërore të trashëgimisë botërore këngën me lahutë. Kjo pasuri i është njohur si pronë Serbisë dhe gazetari Sokol Shameti ironizon duke publikuar rastet të tjera kur në UNESCO janë regjistruar si pronë e shteteve të tjera elemente që përfaqësojnë edhe kombin shqiptar.

“Rakia u njoh si pasuri shpirtërore e Bullgarisë, djathi i bardhë dhe fustanella të Greqisë, çiftelia e Turqisë, e tani lahuta pasuri shpirtërore e Serbisë (të gjitha të regjistruara e certifikuara në UNESCO gjatë kohës që ne flinim gjumë). Të mbajmë fort tani Flor Mumajesin me Ard Daullxhiun, se mund të na i regjistrojë ndonjë Rumani a ndonjë Azerbajxhan si pasuri të vet dhe ku të mbytemi pastaj”, shkruan Shameti.

Të fundit