Flash News

KRYESORE

Këngët e Aurelës janë moshatare me publikun që ishte dje në shesh, performanca 'live' e saj "eklipsoi" kolegët

Mbrëmë është mbajtur një koncert madhështor në sheshin "Skënderbej" ku ka pasur këngëtarët më në zë të ftuar për të performuar këngët e tyre.

Soni Malaj, Elvana Gjata, Mc Kresha, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Kida, Faydee e shumë e shumë këngëtarë të tjerë kanë performuar mbrëmë në një natë maratonë që nisi në orët e pasdites dhe përfundoi pas mesnate.

Mirëpo, Aurela Gaçe, ndryshe nga kolegët e saj zbriti në skenë bashkë me bandën e saj, duke performuar live çdo këngë. Edhe pse me një publik shumë të ri në sheshin "Skënderbej", praktikisht aq sa janë këngët e saj, ishin shumica e audiencës në shesh, Aurela elektrizoi publikun me çdo notë live.  Bashkë me Aurelën, si rrallë herë publiku këndonte njëzëri e kërcenin njërazi me këngëtaren energjike shqiptare.

Aurela Gaçe "u zhvesh" në skenë, pasi kjo ishte dhe dëshira e publikut. Përveç sandaleve (praktikë që ndiqet nga çdo performancë e Aurelës), këngëtarja ka hequr vathët dhe byzylykun duke ua dhuruar fansave.

Aurela kaloi dhe minutazhin televiziv pasi fansat vazhdonin të ngulmonin që ajo të vazhdonte këndimin. Performanca live e këngëtares "eklipsoi" kolegët e saj, të cilët kënduan me 'playback'.

Më poshtë keni disa nga reagimet e fansave dhe të rinjve të cilët kanë komentuar e shijuar mbrëmë Aurela Gaçen.

Të fundit