Flash News

KRYESORE

Këngëtarët e njohur grabiten në Greqi: Na thyen makinën dhe vodhën pasaportat, policia s’duket ngaqë jemi shqiptarë?

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban dhe Beatrix Ramosaj kanë denoncuar një ngjarje aspak të këndshme me të cilën janë përballur gjatë udhëtimit të tyre në Greqi.

Në postimet në rrjetet sociale, motër e vëlla denoncojnë se janë grabitur, duke u thyer makinën dhe duke u marrë prej andej pasaportat dhe dokumente të tjera.

Madje, pasi kishin njoftuar policinë, kjo e fundit nuk u është përgjigjur në në kohë.

“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumente të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , shkruan Alban Ramosaj.

Nga ana tjetër, të njëjtin shqetësim ka ndarë me ndjekësit edhe Beatrix :“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentet e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri”.

 

Të fundit