Flash News

KRYESORE

“Këngëtarët të punojnë në ndërtim këtë verë”, ministrja Denaj sqaron deklaratën që ‘ndezi’ rrjetin

“Këngëtarët të punojnë në ndërtim

Dje, në rrjetet sociale shumë artistë shqiptarë reaguan ashpër pas deklaratës së ministres së Ekonomisë, Anila Denaj, kur u pyet në abc news se si do të procedohet me këngëtarët e ‘live-it’ këtë verë, për shkak të protokolleve të reja prej pandemisë.

“Biznesi sic ka qenë nuk do jetë, si kudo. Nëse një punonjës i biznesit më parë ishte pjesë e një turizmi, vinte nga Tirana në Sarandë për të punuar, ai mundet që brenda një kualifikimi profesional të shkurtër të shkojë dhe të punojë në industri tjetër.

Fleksibiliteti i personave për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Unë do të ftoja edhe këngëtarët të mendojnë ndaj kësaj dhe uroj të paguajnë cdo tarifë që i takon shtetit”, tha ministrja.

“Këngëtarët i bie t’i bëjmë muratorë”, tha Enkel Demi.

“Jo nuk e thashë këtë, i respektoj shumë. E vetmja ndërgjegjësim që do kisha për ta është pagesa e plotë, e dimë se informaliteti ekziston edhe në këtë sektor. Qarkullimi në këto sektorë do jetë më i ulët, por do ketë edhe një alokim. Do shpresoja që kengetaret t'i dëgjojmë në koncerte të hapura, por theksoj fleksibilitetin sidomos të punëtorëve”, shtoi Denaj.

Pas reagimeve të shumta, ministrja kerkoi të degjohet e plotë intervista, sipas saj për të sqaruar “komentet, që shtrembërojnë kontekstin”.

“Të nderuar artistë të çdo fushe, që në çdo kohë na përcillni emocione.

Ju ftoj të dëgjoni të plotë deklaratën time si Ministre në emisionin e mëngjesit, të gazetarit Enkel Demi.

Duke shpresuar, që arti juaj të mos reshtë kurrë së transmetuari në ambiente të hapura apo në platformat online, siç po ndodh sot në këtë kohë të COVID, mbetem me shpresën se komentet, që shtrembërojnë kontekstin nuk janë pjesë e kohës së humbur sot për asnjë nga ne”, shkruan ministrja.

Pas min ’24:

Të fundit