Flash News

KRYESORE

Këngëtari grek për publikun shqiptar: Ata ndjekin muzikën tonë dhe ne nuk i nderojmë as me pikë

Këngëtari grek për publikun shqiptar: Ata ndjekin muzikën

Këngëtari i njohur grek, Kristos Dhantis, është shprehur se ndaj shqiptarëve bëhen shumë padrejtësi, duke marrë shkas nga fakti që këngëtarja shqiptare Eleni Fureira do të përfaqësojë Qipron në ‘Eurovizion’.

Në një emision televiziv grek, Kristos ka thënë se ka shumë shqiptarë që na duan dhe ne as me pikë nuk i nderojmë në ‘Eurovizion’.

“Fureira është shqiptare dhe me këtë zgjedhje rajoni disi bashkohet. Jemi shumë të padrejtë ndaj shqiptarëve. Ka kaq shumë shqiptarë që na duan në Shqipëri, ndjekin muzikën tonë dhe ne as me pikë nuk i nderojmë në Eurovizion”.

Ky koment u bë nga këngëtari grek, pak kohë pasi këngëtarja bëri publike origjinën e saj.

 

Të fundit