Flash News

KRYESORE

Këngëtari i bën thirrje Ramës: Legalizo përdorimin e drogërave dhe ndalo fushatën e LGBT në shkollat tona!

Këngëtari i bën thirrje Ramës: Legalizo përdorimin e

Këngëtari Kastro Zizo ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” që drejtohet nga aktorja Rudina Dembacaj, ku i bëri thirrje kryeministrit Rama të legalizoj përdorimin e drogërave të lehta në vendin tonë.

Njëkohësisht Zizo i bëri apek kryeministrit të marrë masa për ndalimin e fushatës së komunitetit LGBT në shkollat e mesme në kryeqytet.

“Rama duke qenë artist, pavarësisht se ka patur metamorofoza të jashtëzakonshme, unë jam pro. Prej vitesh jam me shpatë në dorë për legalizimin e drogave të lehta. Është shumë mirë që të merremi me legalizimin e drogave të lehta sesa me komunitetin LGBT, me gjithë respektin që kam dhe të shkojnë në shkollat ku është fëmija për ti mësuar, për ti hapur mendjen se çfarë ndodh me këtë komunitet”, u shpreh Ziso.

I pyetur nga Dembacaj se pse është kategorik në qëndrimet e tij kundër komunitetit LGBT, ai argumentoi: “Nuk jemi ende në ato stade alla Berlinare apo Amsterdamore. Secili e gjen seksualitetin e vet pa u ndikuar nga tjetri. Nëse ti e gjen që je homoseksual dhe e vërteton, ke jetën tënde. Por mos hajde të më imponosh në shkollë që të më mësosh se çfarë është kjo apo ajo”, ka përfunduar Zizo.

https://www.youtube.com/watch?v=9k5yyVNvTGI

Të fundit