Flash News

KRYESORE

Këngëtari i del në mbrojtje të plagosurit në përplasjen me armë në ish Bllok, publikon foto në Instagram

Një nga të plagosurit në përplasjen me armë në ish-Bllok është Ervis Martinaj, një emër i përmendur edhe më herët për problemet që ka pasur me drejtësinë.

Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit. Sipas të dhënave, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një prej miqve që pas ngjarjes i ka ofruar mbështetje Martinajt është edhe këngëtari Stresi. Ai ka publikuar një foto të Ervis Martinajt dhe ka bërë dhe një citim në mbështetje të shokut të tij të plagosur gjatë sherrit.

“Ne jemi të fortë”, shkruan Stresi në rrjetin social në “Instagram”.

Të fundit