Flash News

KRYESORE

Këngëtari i njohur revoltohet me televizionet: Çfarë po i bëni kulturës shqiptare, kush u jep të drejtë këtyre mortjeve

Këngëtari i njohur revoltohet me televizionet: Çfarë po i

Këngëtari i njohur Saimir Çili është revoltuar me televizionet që kanë transmetuar një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe”, një këngë e risjellë disa herë në remix nga këngëtarët shqiptarë.

Mirëpo, versioni i fundit duket se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit Çili, i cili e cilëson një fyerje për kulturën dhe këngën shqiptare, sa i takon videoklipit që ka shoqëruar.

Reagimi i plotë:

Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare.

Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri....

O shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë.

Të fundit