Flash News

KRYESORE

Këngëtari i njohur tregon momentin kur u ndodh përballë gruas së Trump

Këngëtari kosovar, Seven Saraqi, në një intervistë për ‘Prive’ ka treguar disa gjëra rreth jetës së tij të cilat kanë qenë surprizë për publikun.

Një ndër këto gjëra ishte edhe “përballja” e tij e parë me Melanie Trump, gruan e presidentit amerikan.

“Ne ishim në të njëjtën ndërtesë, në katin 54 unë me miqtë e mi, në të 55-in suita e Trump. Shkuam gabimisht te dera e saj dhe vetëm kur shohim gjithë agjentët sekret dhe vetë zonjën e parë të dalin te dera. Të gjithë njerëzit i shtrinë në tokë dhe filluan t’i kontrollonin”, ka treguar këngëtari.

Seven Saraqi numëron disa hite muzikore të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe janë pëlqyer nga publiku.

 

Të fundit