Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar akuza ministrit të Shëndetësisë: Ia ka ... nanën artit e kulturës, shpalleni gjendje lufte

Këngëtari shqiptar akuza ministrit të

Këngëtari shqiptar Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me masat e marra për COVID-19 për ndalimin e muzikës, e cila vazhdon të jetë ende aktuale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Labit virusi është zhdukur, por së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinj. Ai nuk i ka kursyer notat e ironisë ndaj ministrit, por as ofendimet.

"Ministri historik që ja ka q... nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth virusi është zhdukur dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave! Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e 'estradës së vdekur' dhe jetës së natës të 'kafiterive t'falimentuara' , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni "ngritur ekonominë",ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë!

Bravo Ministër! Me respekt: ( notat e muzikës)  FKSH!", shkruan Labi.

Të fundit