Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e grupit 'Little Mix' tregon se ka tentuar të vrasë veten pasi e tallnin

Ylli i grupit "Little Mix" ka treguar në dokumentarin e BBC se dikur ka tentuar të vetëvritej. 28-vjeçarja ka rrëfyer historinë e trishtë për dokumentarin “Jesy Nelson: Odd One Out” se në kulmin e talljeve dhe ngacmimeve, pas fitores së grupit në X Factor në vitin 2011, ajo mori një mbidozë, por u shpëtua nga i dashuri i saj në atë kohë. Duke folur për periudhën më të keqe që ka kaluar, Jesy tha se në atë kohë mendonte t’i jepte fund çdo gjëje.

“Mendoja: ‘Vetëm kam nevojë që të largohet e gjitha kjo, duhet t’i jap fund. Mbaj mend që shkova në kuzhinë dhe mora shumë pilula. Pastaj shkova në shtrat dhe vazhdoja të mendoja: “Le të ndodhë. Shpejto”.

Më pas, këngëtarja tregoi se ishte i dashuri ai që ka telefonuar ambulancën pasi kjo i ka treguar se çfarë kishte bërë. Vajzat e grupit dhe ekipi me të cilin punonin u tronditën kur e morën vesh. Ajo madje ka pasur probleme dhe me varësinë ndaj drogës dhe kjo tregohet në këtë dokumentar.

Të fundit