Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e njohur i hyn politikës, gazetari i flet për armiqtë: E ke gabim nëse mendon se i ke jashtë partisë

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha u bë pjesë e politikës, duke u regjistruar pak ditë më parë në Partinë Demokratike të Kosovës. Këngëtarja, njëherësh arkitekte e njohur në Kosovë, mori vendimin të kontribuojë në shoqëri duke u bërë pjesë e partisë politike PDK.

Pak ditë pasi u bë publike edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gazetari Berat Buzhala i shkruan publikisht këngëtares Hoxha, duke i treguar se armiqtë nga të cilët duhet të bëjë kujdes i ka brenda në parti.

“Prej përvojës po flas:

Eliza Hoxha gabon nese mendon qe armiqte kryesore te saj jane jashte partise se saj te re. Ajo pak ma vone e merr vesh qe ata jane brenda selise.

“E re je ti, nuk i merr vesh do pune”

“Une jam prej vitit 2000 ne PDK, ti atehere ke knu”

Ishalla ne nderkohe ka ndryshu dicka”, shkruan Buzhala.

Prej kohësh Eliza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në protestat që ngrihen mbi problematikat e ndjeshme që ka shoqëria.

Të fundit