Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: E kam të pamundur të performoj në këtë kohë tragjedie

Këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga ‘Kënga

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka njoftuar fansat se është tërhequr nga pjesëmarrja e Këngës Magjike që pritet të mbahet në 5 - 7 Dhjetor.

Ajo sqaron se ka të pamundur të performojë në kohë tragjedie, për shkak të tërmetit që u mori jetën 50 personave, e qindra të tjerë u plagosën.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 - 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gëzoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te tërhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmën dhe kontributin tim per te lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, shkruan Besa në rrjetet sociale.

Të fundit