Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e njohur surprizohet pas koncertit në Kanada, fansja i çon byrek me spinaq: Do të kujtojë Shqipërinë

Është pa dyshim një nga këngëtaret që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, kryesisht ata në Itali, kur pesë vjet më parë u shpall fituese e ‘Voice of Italy”.

Është fjala për këngëtaren Elhaida Dani, e cila aktualisht po korr suksese të radhës në skenat ndërkombëtare.

Aktualisht është bërë pjesë e “Notre Dame de Paris”, e cila shënon edhe shqiptaren e parë që bëhet pjesë e këtij spektakli, që ka hyrë ne rekordin ‘guiness’, sa i takon audiencës.

Në një lidhje telefonike me gazetarin Flavio Qarri në emisionin “Kafein”, Elhaida ka rrëfyer edhe një surprizë të veçantë nga një fanse shqiptare, pasi mbaroi një koncert në Kanada.

Ajo tha se në ‘backstage’ një zonjë shqiptare i solli një byrek me spinaq që t’i kujtojë Shqipërinë.

“Unë jam befasuar pasi në Kanada spektatorët shqiptarë ishin të shumtë. Më ka ndodhur një surprizë e këndshme kur një zonjë shqiptare më ka sjell në backstage një byrek me spinaq të që më kujtonte Shqipërinë. Edhe në skenat ndërkombëtare më kanë ndjekur dhe jam shumë e lumtur”, u shpreh Dani, e cila aktualisht fliste nga Milano e Italisë dhe se me datë 10 nëntor pritet të vijë në Shqipëri, në një koncert të radhës.

Të fundit