Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare del topless: Ky është trupi im i vërtetë, paguaj një çmim të lartë për këtë

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti njihet tashmë për zhurmën që bën sapo poston një foto apo video në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja ka postuar një foto të saj nga plazhi, por tërësisht topless, ndërsa pjesën e gjoksit e ka mbuluar vetëm me dy zemra rozë.

Ajo u paraprinë kritikave dhe sqaron se për një gjest të tillë ka paguar shumë për tu ndjerë një njeri i lirë dhe larg paragjykimeve.

“LIRI! Sa vajza mund ta shqiptojnë këtë fjalë? Mesazh për paparacët: Kam punuar shumë në jetën time për të qenë e lirë dhe e pavarur nga dikush apo nga diçka. Paguaj një çmim të lart për këtë: jetoj vetëm, haj vetëm, fle vetëm. Kështu që nëse mendoni se mund të më hiqni të drejtën për të pasur guximin, që të jem e lirë të marr një ngjyrë perfekte në plazh e keni tërësisht gabim. Ky është trupi im i vërtetë, mjaft shitët dhe edituat fotot e mia.

PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta bëri foton”, se nuk jam me gomone …. ka një staf që kujdeset për mua në barkë dhe me të gjithë dëshirën e madhe, akoma nuk kam licencë për anije”, shkruan Bleona.

Të fundit