Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare fiton festivalin ndërkombëtar të muzikës në Rumani, shpërblehet me 25 mijë euro

Këngëtarja shqiptare fiton festivalin ndërkombëtar të

Këngëtarja 17-vjeçare nga Shqipëria, Inis Neziri, ka fituar çmimin e madh “ Cerbul de Aur” në festivalin ndërkombëtar të muzikës në Rumani.

Çmimi “Golden Stag” shoqërohet gjithashtu me një vlerë prej 25 mijë eurosh. Neziri është shqiptarja e parë që fiton një kompeticion muzikor rumun , sipas ‘Mediafax’.

Çmimin e parë e fitoi Olivier Kaye, Belgjikë. Maqedonasja Antonia Gigovska fitoi çmimin e dytë dhe Kelly Joyce nga Franca fitoi çmimin e tretë. Dhe çmimi i madh shkoi për shqiptaren Inis Neziri.

Konkursi “The Golden Stage” filloi në vitin 1968 dhe ka pasur 17 evente deri këtë vit. Këngëtarët që marrin pjesë në konkurs duhet të këndojnë një nga këngët e tyre, si dhe një këngë rumune.

Edicioni i mëparshëm i festivalit, i cili organizohet nga televizioni publik rumun TVR, u zhvillua në vitin 2009.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=oeZ6kXHY3sA

Të fundit