Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare sërish ndërhyrje kirurgjikale brenda 1 viti: Shpresoj të jetë i fundit!

Këngëtarja shqiptare Besjana Kasami e njohur nga të gjithë si “Big Mama”  do të kryej sërish një ndërhyrje kirurgjikale brenda vitit.

Muaj më parë “Big Mama” iu nënshtrua operacioni për të eliminuar kilogramët e tepër dhe rezultati ishte vërtet i dukshëm. Tashmë ajo është shndërruar në një zonjushë tejet tërheqëse.

Pak ditë më parë ajo prezantoi edicionin e 13-të të “Zhurma Shoë” ku i mahniti të gjithë me pamjen e saj.

Së fundmi, ajo i është nënshtruar një tjetër operacioni, kësaj radhe në sy për të korigjuar dioptrinë e tyre.

 “Pas kontrolles qe kisha me Dr Ilir Osmani une menjeher vendosa qe te operohem, korigjimi i dioptrise me laser eshte shpetim per mua. Shihemi pas Operacionit… pa syza e pa thjerza  p.s besoj opercaioni i fundit do te jete per kete vit di jap fund mo opercaioneve”, ka njoftuar vetë këngëtarja, duke ndarë lajmin me të gjithë.

 

 

Të fundit