Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare: Shtëpinë, këpucët dhe gjithçka e kam blerë me paratë e mia, s’kam nevojë për një burrë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur majat e suksesit falë angazhimit dhe talentit të saj në tregun e muzikës.

Bebe së fundmi ka treguar se ndihet krenare për veten dhe për faktin që është një femër e pavarur.

Nëpërmjet një postimi në “Instgram” ajo ka treguar se shtëpinë dhe gjithçka tjetër e ka blerë vet, pa pasur nevojë për ndihmën e një mashkulli.

“Këpucët në këmbën time i bleva unë. Shtëpinë në të cilën jetoj e bleva unë. Sepse unë varem vetëm tek  vetja ime. Nuk kam nevojë për asnjë mashkull që të blejë ndonjë gjë. Kam paratë e mia”, ka shkruar Bebe bashkangjitur fotografisë së saj.

Të fundit