Flash News

KRYESORE

Këngëtarja u nda nga jeta dy ditë më parë, i dashuri: Jam i humbur pa ty!

Këngëtarja Dolores O’Riordan u nda nga jeta dy ditë më parë. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e hotelit në rrethana misterioze. Ndarja nga jeta e këngëtares ishte e papritur për familjarët, miqtë, fansat  dhe shokët. Ai që po vuan më shumë humbjen e saj, është i dashuri i këngëtares, Ole Koretsky, DJ dhe producent i njohur.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto përkrah të ndjerës dhe shkruan: “Mikja ime, partnerja ime dhe dashuria e jetës sime iku. Dolores ishte shumë e bukur. Arti i saj ishte akoma dhe më i bukur. Familja e saj ishte po ashtu e bukur. Energjia që ajo vazhdon të rrezatojë është padyshim gjëja më e bukur”

“Jam i humbur”, – vazhdon ai. “Më mungon kaq shumë. Unë do të vazhdoj të rri vërdallë në këtë botë duke e ditur që nuk u përkas më këtij universi”.

Këngëtarja 46 vjeçare në një intervistë të saj në 2014-ën ajo duket sikur e kishte parandjerë vdekjen, teksa thoshte se kishte frikë se nuk do të arrinte t’i kapte të 50-tat.

 “Duhet t’i them vetes të ngadalësohet paksa dhe të mos ndihet fajtore, sepse nuk do të jetoj gjatë… Nëse arrij të pesëdhjetat, do të jem e lumtur. Këtë e kam me gjithë mend”, mësohet të ketë thënë O’Riordan. Për vite të tëra, Dolores kishte vuajtur nga depresioni, ndërsa në vitin 2013 ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

 

Të fundit