Flash News

KRYESORE

Keni pagjumësi, rënie flokësh dhe thonj të brishtë? Rregulloni menjëherë regjimin

Nuk është e nevojshme që të merrni ilaçe të shumta për të qenë të shëndetshëm. Ajo që ju nevojitet është të hani në mënyrë të rregullt dhe të shëndetshmë si dhe të bëni aktivitet fizik. Më kryesorja është që të bëni jetesë normale.

Fillojeni ndryshimin nga vetja, filloni të hani shëndetshëm. Më poshtë keni disa receta të cilat janë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht dhe përgatiten lehtë.

Selino, spinaq, limon dhe banana

Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese. Përzieni bashkë nl blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe i shtrydhni mirë. Shijojeni këtë kokteil të shijshëm me shumë vitamina.

Spinaq, banane dhe limon

Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.

Karotë, panxhar, selino, kastravec, mollë, majdanoz dhe xhenxhefil

Përgatituni për këtë lëng të shijshëm, të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Merrni 1 karotë, pak panxhar, 1 degë selino, 1 kastravec, 2 mollë, pak majdanoz, pak xhenxhefil dhe i përzieni bashkë në blender. Kjo recetë është si e shijshme ashtu edhe e shëndetshme.

Spinaq, banane, mollë dhe banane

Banania dhe spinaqi janë një dyshe shumë e shëndetshme. Bananet mund të përmirësojnë humorin, largojnë lodhjen dhe rrisin energjinë. Merrni 1 gotë me gjethe të freskëta spinaqi, 2 banane, 1 mollë, 1 gotë ujë dhe lëngun nga gjysma e limonit dhe i përzieni të gjitha bashkë në blender.

Bajame, majdanoz, mjaltë, xhenxhefil dhe rrush të thatë

Nëse ndiheni të lodhur, keni thonj të brishtë dhe ju bien flokët, kjo recetë mund t’ju vijë në ndihmë. Përzieni fillimisht bajamet dhe gjethe të thara majdanozi në një blender. Më pas shtoni mjaltin natyral, frutat e thata dhe xhenxhefilin copëtuar. I përzieni gjitha bashkë dhe e konsumoni përzierjen 2 ose 3 herë në javë.

Të fundit