Flash News

KRYESORE

"Keni votuar ligjet Ramës", Myslim Murrizi përplaset me Shehin në PolitikOn: S'është e vërtetë

"Keni votuar ligjet Ramës", Myslim Murrizi përplaset me

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka akuzuar opozitën parlamentare se votojnë gjithnjë nismat dhe projekt ligjet e Edi Ramës. I ftuar në PolitikOn, Shehi ka përforëcuar mendimin e tij ndaj argumenteve të deputetit të opozitës së re Myslim Murrizi, duke u shprehur se “votimet janë të shkruajtura.”

Nga ana tjetër, Murrizi theksoi nuk ka votuar asnjë ligj, as ai dhe as ata për të cilët ai është kryetar grupi në parlament.

Murrizi: Po sqaroj zotin Shehi se 19 deputetë të sotëm në parlament vijnë nga listat e Monika Kryemadhit. Dy kanë ik, por edhe kur ishte Monika aty bashkuan votat me PS-në.

5 nuk votuan Kushtetutën se u thanë ata që janë jashtë, që kanë votuar të gjitha ligjet e qeverisë. Po të jetë për xhep, ma gjeni një deputet të kësaj opozite me gjithë ata të LSI-së brenda që nga janari kur ka rënë tërmeti dhe pastaj damllaja ka marrë katër vila, dy tek Lalzi dy tek Tegu dhe më thuaj që ky burri ka bërë flirt me këtë.

Unë jua gjej nga opozita jashtë parlamentare që ka marrë katër vila. Më gjeni ju një ose zoti Shehu. Flirti me pushtetin është me tendera dhe me përfitime.

Shehu: Nuk merremi me atë punë ne.

MurriziPse nuk merresh, a është turp me u mor?

ShehuMerremi me një gjë, që një ligj që është korruptiv…

MurriziPo pse po të ma japë Rama mua një vile, a do ishe marrë?

Shehu: Po lene mër burrë se nuk merremi me vila. Ne këtu po flasim seriozisht ti thu vila këtij vila atij.

Murrizi: Pse ka gjë më serioze se pasuria e paluajtshme. 1 vilë bën 1.5 milion euro.

Shehu: Kam ardh për gjëra të tjera, mos ta bëjmë rrëmujë, se duke e bërë rrëmujë nuk kupto gjë shqiptari.

Murrizi: Tendera, ka marrë tendera Dash?

Shehu: As me tendera nuk merrem, merrem me një gjë tjetër që kam 5 herë në parlament dhe shikoj se si votojnë një pjesë tek ju. Votoni gjithnjë ligjet e Edi Ramës.

Murrizi: As një ligj, Myslim Murrizi dhe ata që unë jam kryetar grupi. As Rudina, as Halit Valteri.

Shehu: Votimet janë të shkrujtme.

Të fundit