Flash News

KRYESORE

“Këputi një shpullë mësuesit të anglishtes”, Basha i përgjigjet Ramës: Llapaqen i batutave po takson shqiptarët dy herë

“Këputi një shpullë mësuesit të

Pas fjalës së Ramës në Kuvend për “Rrugën e Kombit” se nuk është taksë por tarifë për përdoruesit e rrugës,  ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzon Ramën se po takson qytetarët 2 herë, ndryshe nga çdo vend tjetër.

“Ka rritur dy herë taksën. Çfarë është taksa e qarkullimit e shpjegojnë ministrat e tij. Në botë paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit. Na thuaj o llapaqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos tarifë për rrugë që udhëtojnë; ose njëra ose tjetra”, tha Rama.

Ndërkohë që Basha fliste, Rama qeshte nga karrigia kryeministrore. “Nuk të shpëton ngërdheshja e the para shqiptarëve. Ose këputi ndonjë shpullë atij që të gënjeu, mësuesit të anglishtes...(për Arben Ahmetaj). Re në gropën që ndërtove. E pranove që kjo që po bën është e paprecedent”, tha kreu i PD-së duke akuzuar ministrin e Financave për mashtrim me taksat ndaj qytetarëve. Më tej Basha akuzoi Ramën se e ka mbushur parlamentin me një grup përdhunuesish.

 “Ke shndërruar partinë tënde në një tollum të krimit të organizuar. Na dhemb dhe ne demokratëve por dhe ju. Shohim një parti të kthyer në një bandë”, tha ndër të tjera kryedemokrati, i cili renditi më tej një sërë problematikash ku është zhytur vendi.

Të fundit