Flash News

KRYESORE

"Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë familje, drejtori i fushatës së PD publikon videon: Këtë herë të kopjojë siç duhet

"Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë
Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, publikon një video në rrjetet sociale, përmes së cilës kryeministrin Edi Rama tre vjet më parë kritikonte programin ekonomik të PD, ndërsa 6 muaj para zgjedhjeve 2021, e kopjon keq atë. “Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e  biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpejt dhe siç duhet”, shkruan drejtori i fushatës së PD.

Të fundit