Flash News

KRYESORE

"Kërcënim i ekonomisë është kriminalizimi i saj", Basha: Epoka e kanabisit është zëvendësuar me kokainë

"Kërcënim i ekonomisë është kriminalizimi i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për median ka reaguar për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, të ardhur nga Kolumbia. Basha vë theksin te kriminalizimi i ekonomisë, që sipas tij është rreziku kryesor sot në Shqipëri.

“Kërcënimi kryesor i ekonomisë është kriminalizimi i saj. 613 kg kokainë e kapur në Durrës, 3 ditë pasi kryeprokurori italian i antimafias deklaroi se mafja ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar Shqipërinë. Vlera e drogës është 180 milion euro.

Epoka e kanabisit është zëvendësuar me kokainën, heroinën dhe paratë e pista. Rreziku i kriminalitetit është drejt ekonomisë. Paralajmërimi i PD-së këtu e 5 vite me parë, e kemi denoncuar ne, gazetarët investigativë, por nuk e kemi ndaluar dot”, u shpreh Basha.

Të fundit