Flash News

KRYESORE

‘Kërcënim me vdekje ndaj Agron Tufës’, PD: Rama me Brahon heshtin, të lidhur me kriminelët

‘Kërcënim me vdekje ndaj Agron Tufës’, PD: Rama me

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat dënon sulmet ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, avokatit dhe kolegëve të tij. Sipas PD kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi publik bëhet për shkak të detyrës, që ky institucion ushtron ndaj përmes zbardhjes dhe informimit të publikut. PD akuzon institucionet ligjzbatuese për indiferemcë duke akuzuar qeverinë se është e lidhur me krimin.

“Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit”-thuhet në reagimin e PD.

Kujtojmë se vetë Tufa para një muaji njoftoi se është kërcënuar me vdekje.

“Në adresën e avokatit tim, shumë të nderuarit z. Kujtim Cakrani, është dërguan një kërcënim anonim për të, për mua dhe për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Vini re gjuhën e vjetër të urrejtjes, të trashëguar, me sa duket, nga baballarët e tyre”, shkruante Tufa në Facebook.

Të fundit